Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.
Përzgjidhni gjuhë
Ky panel kontrolli cakton gjuhën tuaj të parapëlqyer për vizitën e tanishme në www.gnu.org dhe ka përparësi kundrejt parapëlqimeve të shfletuesit tuaj. Ky rregullim depozitohet në një cookie sesioni dhe nuk do të prekë parapëlqime tuajat për gjuhët në sajte të tjerë. Mundësia Zeroje do ta fshijë cookie-n, duke rikthyer kështu parapëlqimet e shfletuesit tuaj.
- Riktheje te parazgjedhjet
- [en] Anglisht
- [af] Afrikaans
- [ar] Arabisht
- [az] Azerbajxhanaseisht
- [bg] Bullgarisht
- [bn] Bengaleze
- [bs] Boshnjake
- [ca] Katalanase
- [cs] Çekisht
- [da] Danisht
- [de] Gjermanisht
- [el] Greqisht
- [eo] Esperanto
- [es] Spanjisht
- [fa] Persisht
- [fi] Finlandisht
- [fr] Frëngjisht
- [gl] Galike
- [he] Hebraisht
- [hr] Kroatisht
- [hu] Hungarisht
- [id] Indonezisht
- [it] Italisht
- [ja] Japonisht
- [kn] Kannada
- [ko] Koreane
- [lt] Lituanisht
- [mk] Maqedonisht
- [ml] Malajalame
- [nb] Norvegjishte (Bokmål)
- [nl] Holandisht
- [nn] Norvegjisht (Nynorsk)
- [pl] Polonisht
- [pt-br] Portugeze Braziliane
- [ro] Rumanisht
- [ru] Rusisht
- [sk] Sllovakisht
- [sl] Sllovenisht
- [sq] Shqip
- [sr] Serbisht
- [sv] Suedisht
- [ta] Tamileze
- [tl] Tagaloge
- [tr] Turqisht
- [uk] Ukrainase
- [uz] Uzbeke
- [zh-cn] Kineze (E thjeshtuar)
- [zh-tw] Kineze (Tradicionale)
Nga e dini gjuhën time amtare?
Për çdo burim web të domosdoshëm, shfletuesi juaj dërgon një krye HTTP që tregon parapëlqimin për gjuhën, siç është formësuar nga ju ose përgjegjësi i sistemit tonë. Shërbyesi ynë reagon ndaj kësaj kryeje duke furnizuar krejt faqet në gjuhën e kërkuar, nëse ka një përkthim të përshtatshëm; përndryshe, shërbehet faqja origjinale në anglisht.
Ky panel kontrolli mund të përdoret për të anashkaluar këtë parapëlqim dhe për të detyruar përdorimin e një gjuhe arbitrare, në vend se atë të rregullimit parazgjedhje të shfletuesit tuaj. Për shembull, mund të zgjidhni shqipen, për shfletim të www.gnu.org-ut, edhe pse në shfletuesin tuaj është caktuar anglishtja. Kjo veçori përdor një cookie teknike të quajtur “cookie sesioni”.
E keni saktë që rregullimi për gjuhën në shfletuesin tuaj mund të përdoret nga disa sajte apo palë të treta për të identifikuar shfletuesin tuaj specifik dhe dërguar reklama enkas ju. Shfletuesi Tor ofron rrugën më të parrezik që dimë për të shmangur shënjestrizim të tillë. Sidoqoftë, projekti GNU përdor vetëm cookies teknike dhe vetëm për t’jua bërë më të lehtë shfletimin. S’na intereson grumbullimi i të dhënave rreth sesioneve tuaj të shfletimit.
As nuk gjurmojmë adresat IP të vizitorëve tanë dhe vetë sajti është i ndërtuar kryesisht prej faqesh statike, të cilat mund të përdoren me Javascript-in të kufizuar ose të çaktivizuar. Jini i qetë se projekti GNU dhe FSF-ja janë shumë të kujdesshëm rreth privatësisë së përdoruesve. Nëse keni ndonjë dyshim, mos ngurroni të lidheni me ne.