Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Përdorim dhe xhirim pasqyrash

Shkarkim prej pasqyrash

Së pari, për përdoruesit/shkarkuesit: adresa http://ftpmirror.gnu.org/ përpiqet të zgjedhë mes pasqyrave atë që është afër dhe që është e përditësuar. P.sh., http://ftpmirror.gnu.org/emacs/ hidhet te lista e pasqyrave për GNU Emacs. Këshillojmë përdorimin nëpër lidhje, dokumentime, etj, të kësaj adrese të përgjithshme ftpmirror.gnu.org, për të ulur ngarkesën te shërbyesi kryesor i GNU-së.

Pasqyrim shërbyesi FTP GNU

Pasqyrimi i shërbyesit FTP GNU lyp afërsisht 169GB hapësirë disku (sipas shifrave të qershorit 2023). Mund të kryeni rsync drejt e nga ftp.gnu.org:

rsync -rltpHS --delete-excluded rsync://ftp.gnu.org/gnu/ /your/dir/

Sidoqoftë, ju lutemi, shihni mundësinë e pasqyrimit prej një sajti tjetër, e themi prapë, për të zvogëluar ngarkesën te shërbyesi GNU. Këta sajte ofrojnë hyrje te krejt materiali i ftp.gnu.org. Përditësohen me materialin tonë përnatë (e pakta) dhe mund të hyni në ta përmes rsync-ut me të njëjtat mundësi si më sipër:

Afrikë

rsync://mirror.ufs.ac.za/gnu (Afrikë e Jugut)

Amerikë e Veriut

rsync://mirror.its.dal.ca/gnu (Kanada)

rsync://mirror.csclub.uwaterloo.ca/gnu/ (Kanada)

rsync://mirror2.evolution-host.com/gnu (Kanada)

rsync://mirrors.sarata.com/gnu/ (Arizonë, ShBA)

rsync://mirror.keystealth.org/gnu/ (Kaliforni, ShBA)

rsync://mirrors.ocf.berkeley.edu/gnu/ (Kaliforni, ShBA)

rsync://mirrors.syringanetworks.net/gnu/ (Idaho, ShBA)

rsync://mirror.team-cymru.com/gnu/ (Ilinois, ShBA)

rsync://mirror.leifrogers.com/gnu/gnu/ (Indiana, ShBA)

Amerikë e Jugut

rsync://gnu.c3sl.ufpr.br/gnu/ftp/ (Brazil)

rsync://mirror.cedia.org.ec/gnu (Ekuador)

Afrikë

rsync://mirror.marwan.ma/gnu/ (Marok)

Azi

rsync://mirrors.ustc.edu.cn/gnu/ (Kinë)

rsync://mirrors.tuna.tsinghua.edu.cn/gnu/ (Kinë)

rsync://ftp.jaist.ac.jp/pub/GNU/ (Japoni)

rsync://repo.jing.rocks/gnu/ (Japoni)

rsync://mirror.truenetwork.ru/gnu (Rusi)

rsync://mirror.freedif.org/GNU/ (Singapor)

rsync://mirror.ossplanet.net/gnu (Tajvan)

rsync://mirror.twds.com.tw/gnu/ (Tajvan)

Evropë

rsync://mirror.kumi.systems/gnu/ (Austri)

rsync://ftp.funet.fi/ftp/pub/gnu/prep/ (Finlandë)

rsync://rsync.cyberbits.eu/gnu/ (Francë)

rsync://ftp.fau.de/gnu (Gjermani)

rsync://ftp.halifax.rwth-aachen.de/gnu/ (Gjermani)

rsync://mirror.netcologne.de/gnu (Gjermani)

rsync://mirror.clientvps.com/gnu/ (Gjermani)

rsync://quantum-mirror.hu/gnu/ (Hungari)

rsync://mirror.ihost.md/gnu (Moldavi)

rsync://mirrors.mivocloud.com/gnu/ (Moldavi)

rsync://mirror.lyrahosting.com/gnu (Holandë)

rsync://ftp.snt.utwente.nl/gnu/ (Holandë)

rsync://sunsite.icm.edu.pl/pub/gnu/ (Poloni)

rsync://mirrors.up.pt/pub/gnu/ (Portugali)

rsync://mirror.leitecastro.com/gnu/ (Portugali)

rsync://mirrors.nav.ro/gnu (Rumani)

rsync://mirror.bahnhof.net/gnu/ (Suedi)

rsync://ftp.acc.umu.se/mirror/gnu.org/gnu/ (Suedi)

rsync://rsync.mirrorservice.org/ftp.gnu.org/gnu/ (UK)

rsync://ftp-gnu-org.ip-connect.vn.ua/ftp.gnu.org/ (Ukrainë)

Oqeani

rsync://mirror.lagoon.nc/gnu/ (Kaledoni e Re)

Kalimi i pasqyrës suaj si publike

Mund ta mbani pasqyrën tuaj private, por do t’ju ishim shumë mirënjohës, nëse përkrahni software-in e lirë duke e bërë atë publike. Por që të pranohet në listën tonë të pasqyrave publike, pasqyra juaj lypset të plotësojë udhëzimet vijuese:

  • Teksti (në u dashtë) duhet të jetë sa më i shkurtër që mundet dhe vetëm shpjegues.
  • Figurat, përfshi logo, do të duhej të shmangeshin, si mirësjellje ndaj personave që përdorin pajisje me ekrane të vegjël, hiq rastin kur figurat gjenden në sajtin që po pasqyrohet.
  • Kryet dhe fundfaqet s’duhet të përmbajnë lidhje, hiq rastin ndoshta, për njoftim të metash. Lidhjet ekstra janë të bezdisshme për përdoruesit dhe në disa raste edhe të marra për spam.

Që pasqyra juaj të shtohet te lista e pasqyrave publike, kërkojmë medoemos (dhe këshillojmë) përditësim ditor të saj. Pas vendosjes së pasqyrës, lidhuni me <webmasters@gnu.org> që të mund ta marrim në shqyrtim. Ju lutemi, na furnizoni sa vijon:

  • URL pasqyre (mundësisht https/http/ftp/rsyn),
  • vend ku gjendet pasqyra,
  • shpeshti përditësimi (e këshillueshme një herë në ditë),
  • të dhëna për kontaktin e parapëlqyer për çfarëdo çështjesh që lidhen me pasqyrimin (do t’i mbajmë të fshehta krejt të dhënat) dhe
  • nëse mund të shërbejë sajti juaj si burim për pasqyra të tjera.

Rregullime Web për pasqyrat

Është shumë e dobishme t’u ofrohet pasqyra juaj përdoruesve përmes HTTP-je ose HTTPS-je, ndaj, ju lutemi, mbulojeni këtë, nëse mundeni. Nxisim fort krijimin e pasqyrave të reja që mbulojnë HTTPS-në, si mundësia më e sigurt.

Ujdiseni formësimin e shërbyesit tuaj që të shmanget dërgimi i kryeve Content-Encoding, ngaqë kjo shkakton probleme me disa kanale.

Ma Apache-in, këshillojmë fort rregullimet vijuese, që përdoruesit, në listat e prodhuara, të mund të shohin emrat e plotë të kartelave, në vend që këto të cungohen:

IndexOptions NameWidth=*

Nëse rregulloni një pasqyrë, ju lutemi, garantoni që dëshmia SSL e saj të bartë një nënshkrim të vlefshëm nga një autoritet dëshmish; për ne është e vështirë të ndjekim pasqyra me dëshmi të vetë-nënshkruara. Nëse s’keni tashmë një nënshkrim të vlefshëm, Let's Encrypt është një vend i mirë për të marrë një të tillë.

Pasqyrim i shërbyesit të hedhjeve në qarkullim GNU Alpha

ftp.gnu.org dhe sajte të tjerë ofrojnë po ashtu alpha.gnu.org (rreth 90GB në qershor të 2024-s) për nevojat tuaja të pasqyrimit:

Amerikë e Veriut

rsync://ftp.gnu.org/alpha/ (ShBA - sajti parësor)

rsync://mirrors.sarata.com/gnu-alpha/ (ShBA - Arizonë)

rsync://mirror2.sandyriver.net/pub/software/gnu-alpha (ShBA - Kentaki)

Amerikë e Jugut

rsync://gnu.c3sl.ufpr.br/gnu/alpha/ (Brazil)

rsync://mirror.cedia.org.ec/gnualpha (Ekuador)

Afrikë

rsync://mirror.marwan.ma/gnualpha/ (Marok)

Azi

rsync://mirror.freedif.org/GNU-alpha/ (Singapor)

rsync://repo.jing.rocks/gnu-alpha/ (Japoni)

rsync://mirror.twds.com.tw/gnu-alpha/ (Tajvan)

Evropë

rsync://mirror.kumi.systems/gnualpha/ (Austri)

rsync://ftp.funet.fi/ftp/pub/mirrors/alpha.gnu.org/gnu/ (Finlandë)

rsync://rsync.cyberbits.eu/gnu/alpha/ (Francë)

rsync://quantum-mirror.hu/gnualpha/ (Hungari)

rsync://mirror.ihost.md/gnu-alpha (Moldavi)

rsync://mirrors.up.pt/pub/gnu-alpha/ (Portugali)

rsync://mirror.bahnhof.net/gnu-alpha/ (Suedi)

rsync://ftp.acc.umu.se/mirror/gnu.org/alpha/ (Suedi)

rsync://rsync.mirrorservice.org/alpha.gnu.org/gnu/ (UK)

rsync://alpha-gnu-org.ip-connect.vn.ua/alpha.gnu.org/ (Ukrainë)

Përditësimet e përnatshme janë të mjaftueshme për materialin e FTP-së GNU dhe Alpha.

Pasqyrim hedhjesh në qarkullim jo gnu nga Savannah

Çmojmë gjithashtu fort pasqyra shtesë të projekteve nongnu të strehuara te savannah.nongnu.org (rreth 64GB, në qershor të 2024-s). Për këtë, këshillojmë me forcë që të merrni dhe përditësoni kartelat duke përdorur rsync-un, me të njëjtat mundësi si më sipër për ftp.gnu.org, përkatësisht:

rsync -rltpHS --delete-excluded rsync://dl.sv.gnu.org/releases/ /your/dir

Këto opsione sigurojnë një pasqyrim të përpiktë. (Ndoshta do të ketë pak gabime lejesh; thjesht shpërfillini. Vijnë nga zgjedhje ose gabime mirëmbajtësish individualë të projektit.)

Po ashtu, mirë është të përditësohet savannah/nongnu një herë në ditë; dy herë po deshët. Më shpesh se kaq nuk ia vlen të harxhohet bandë, lënda nuk është edhe aq dinamike.

Nëse jeni në gjendje të na ndihmoni me këtë, ju lutemi, na dërgoni një email me url-në për te pasqyra juaj, që kështu të mund ta shtojmë te lista. Faleminderit!

(Mos) pasqyrim i shërbyesit web GNU

Nuk këshillojmë më krijimin e pasqyrave web, ngaqë doli se (a) përdoren nga pak përdorues dhe (b) mjaft pasqyra ose vjetrohen, ose relativisht shpesh nuk gjenden në linjë. Nuk duam të mbillen të dhëna të vjetruara për projektin GNU.

Sidoqoftë, nëse doni të pasqyroni www.gnu.org për qëllimet tuaja, për ne nuk ka problem. Këshillojmë përdorimin e mod_proxy. Ja një recetë e pambuluar nga ne direktivash Apache për <VirtualHost>-in tuaj:

ServerName gnumirror.example.org
CacheRoot "/var/cache/mod_proxy"
CacheDefaultExpire 86400 # for Apache 2.0+, vlera është në sekonda
ProxyPass / http://www.gnu.org/
CacheEnable disk /

(Faleminderit Juri Hoerner-it për dhënien e këtij informacioni rreth Apache-it.)